• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në sulmet ruse ndaj Ukrainës humbën jetën të paktën tre persona

Në sulmet ruse ndaj Ukrainës humbën jetën të paktën tre persona

Kiev, 3 shtator 2024 (MIA) - Të paktën dy persona u vranë në një sulm rus në rajonin juglindor të Ukrainës Zaporozhje, ndërsa një person u vra në një sulm me raketa në qytetin qendror të Dnjeprit.

Një nga viktimat në Zaporozhje është një djalë tetë vjeçar, ndërsa dy persona mbetën të plagosur, prej të cilëve një vajzë 12 vjeçare e cila ndodhet në kujdesin intensiv.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 313 sulme dhe granatime në 11 zona të banuara, pas çka janë dëmtuar disa ndërtesa në Zaporozhje.

Forcat ruse, gjithashtu, gjuajtën me raketa edhe qytetin qendror të Dnjeprit, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR