• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në sulmet izraelite në Gazë për 24 orë janë vrarë 100 palestinezë

Në sulmet izraelite në Gazë për 24 orë janë vrarë 100 palestinezë

 Jerusalem, 23 shkurt 2024 (MIA)  - Më shumë se 100 palestinezë humbën jetën  në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.

Në sulmet ajrore izraelite në pjesën qendrore dhe jugore të Gazës humbën jetën të paktën 68 palestinezë, raportuan mediat amerikane. 

Në qytetin jugor Rahah, qytetin qendror të Deir al-Balah dhe kampin e refugjatëve Nusejrat u paralajmëruan greva.. 

 Sot në kampin e refugjatëve Xhenin,  në Bregun Perëndimor, ku ka më pak viktima, u varrosën dy persona kufomat e të cilëve ishin mbështjellë me flamuj e grupit luftarak të Xhihadit Islamik.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gazë që nga fillimi i luftës më 7 tetor është rritur në 29.514. Edhe pse numri i përgjithshëm përfshin civilë dhe luftëtarë, Ministria raportoi se gratë dhe fëmijët përbëjnë rreth dy të tretat e të vdekurve. 

 Lideri politik i Hamasit, Ismail Hanija, ka biseduar  me autoritetet egjiptiane për një armëpushim të mundshëm në Gazë që do të pasohej nga shkëmbimi i pengjeve të cilat Hamasi i mban në Gazë për palestinezët në burgjet izraelite, thuhet në komunikatën e sotme të Hamasit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR