Në sulmet izraelite kanë humbur jetën 12 persona në Bregun Perëndimor dhe katër luftëtarë të Hezbollahut në Liban
- Autoritetet palestineze kanë bërë të ditur se 12 persona janë vrarë sot në Bregun Perëndimor në tre sulme të veçanta izraelite në territorin e pushtuar palestinez, ku dhuna nuk po ndalon, raportojnë mediat amerikane.
- Post By Melahat Baftija
- 20:32, 6 gusht, 2024
Ramallah, 6 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet palestineze kanë bërë të ditur se 12 persona janë vrarë sot në Bregun Perëndimor në tre sulme të veçanta izraelite në territorin e pushtuar palestinez, ku dhuna nuk po ndalon, raportojnë mediat amerikane.
Pesë persona janë vrarë në zonën Xhenin dhe katër në zonën Tubas në sulmet e kryera nga forcat izraelite, kanë bërë të ditur Gjysmëhëna e kuqe palestineze dhe Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.
Nga ana e saj, ushtria izraelite njoftoi se kreu sulme ajrore duke synuar "celula të armatosura terroriste" në zonën e Xheninit, pa dhënë informacione për numrin e viktimave.
Dhuna vazhdon ndërsa liderët botërorë përpiqen të parandalojnë që tensionet në Lindjen e Mesme të përshkallëzohen në një luftë rajonale. mb/
Foto: MIA