• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në sulmet izraelite janë shkatërruar ose dëmtuar gjithsej 50 për qind nga ndërtesat në Rripin e Gazës

Në sulmet izraelite janë shkatërruar ose dëmtuar gjithsej 50 për qind nga ndërtesat në Rripin e Gazës

Paris, 7 maj 2024 (MIA) - Nga fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit deri më 21 prill, sipas analizave statistikore të imazheve satelitore nga dy studiues amerikanë, janë shkatërruar ose dëmtuar gjithsej 56,9 për qind të ndërtesave në Rripin e Gazës ose gjithsej 160.000.

Sipas hetuesve, shkatërrimi më i madh ishte në tre muajt e parë të përleshjes.

Në gjashtë javët e para nga lufta, 60 për qind nga institucionet shëndetësore janë dëmtuar ose shkatërruar.

UNICEF me 25 prill publikoi se 408 shkolla janë dëmtuar (më së paku 72,5 për qind), si dhe 61,5 për qind prej xhamive janë dëmtuar ose shkatërruar.

Sipas vlerësimeve të KB-së, nga fillimi i majit për rinovimin e Rripit të Gazës nevojiten gjithsej nga 30 deri ë 40 miliardë dollarë.

Ndërkohë, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza kumtoi se në ofensivën izraelite nga 7 tetori i vitit të kaluar, jetën kanë humbur 34.789 persona. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 70 për qind nga viktimat janë gra dhe fëmijë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR