• e martë, 24 dhjetor 2024

Në sulmet ajrore izraelite u shkatërruan mbi 350 objektiva ushtarake në Siri për 48 orë

Në sulmet ajrore izraelite u shkatërruan mbi 350 objektiva ushtarake në Siri për 48 orë

Tel Aviv, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite (IDF) njoftoi se ka shkatërruar më shumë se 350 objektiva ushtarake mbarë Sirinë, përfshirë edhe depot me armë strategjike, në 48 orët e fundit. 

Sipas njoftimit të IDF-së në Telegram, forcat izraelite kanë bombarduar lokacione si portet detare, Al Bajda dhe Latakia, ku janë ankoruar 15 anije siriane. Në mesin e objektivave ishin edhe bateritë kundërajrore, aeroporte dhe fabrika pë armatim në Damask, Homs, Tartus, Latakia dhe Palmira. 

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se sulmet kanë pasur për qëllim pengimin që arma e regjimit të Bashar al Asadit të bie në duart e xhihadistëve. 

"Nuk kemi për qëllim të përfshihemi në punët e brendshme të Sirisë, por definitivisht do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta garantuar sigurinë tonë", deklaroi ai. qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR