• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Sudan vazhdojnë përleshjet për pushtet

Në Sudan vazhdojnë përleshjet për pushtet

Kartum, 17 prill 2023 (MIA) - Në përleshjet në Sudan jetën e kanë humbur 97 njerëz, ndërsa mbi një mijë janë lënduar, kumtoi Komiteti qendror i mjekëve sudanezë.

Dita e tretë nga luftimet për pushtet në Sudan, por as armata e as forcat paramilitare nuk arrijnë të korrin fitore.

Edhe armata edhe Forcat paramilitare për përkrahje të shpejtë (RSF) dje paralajmëruan se e pranojnë kërkesën e KB-së për vendosjen e "armëpushimit triorësh humanitar", që të mundësohet evakuimi i të lënduarve, por tani për tani nuk dihet nëse i janë përmbajtur marrëveshjes.

Tensionet disajavore për shkak të propozimit për vendosjen e sërishme të pushtetit civil eskaluan më 15 prill kur filluan luftimet në kryeqytetin e Sudanit, Kartum, që më vonë të përhapen në pothuaj tërë shtetin.

Bashkësia ndërkombëtare nga fillimi i konfliktit bën thirrje për armëpushim. Liga arabe dhe Unionin Afrikan kanë konvokuar takim urgjent. Kryetari i Komisionit të Unionin Afrikan, Musa Faki Mahamat dje urgjentisht udhëtoi për në Sudan. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR