• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Sudan po përhapet kolera, në korrik jetën e kanë humbur 28 persona, ndërsa janë regjistruar 658 raste

Në Sudan po përhapet kolera, në korrik jetën e kanë humbur 28 persona, ndërsa janë regjistruar 658 raste

Kartum, 23 gusht 2024 (MIA) - Epidemi të kolerës ka në Sudan për të dytin vit radhazi, ndërsa muajin e kaluar nga ajo humbën jetën 28 persona, ndërsa janë regjistruar 658 të infektuar, njoftuan sot autoritetet. 

Shirat e dendur që kanë rënë në zonat e stërmbushur me banorë që po ikin nga lufta civile në vend po kontribuojnë në situatën e rëndë, raportojnë agjencitë botërore.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Sudanin, Shible Sahbani deklaroi se epidemia aktuale ka filluar më 22 korrik, ndërsa që atëherë në pesë shtete sudaneze janë regjistruar 658 raste. 

Sahbani theksoi se rreth 200.000 persona janë në ekspozuar në rrezik të lartë për t'u infektuar. Lufta gjashtëmbëdhjetëmujore mes armatës dhe Forcave paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) shkaktoi një nga krizat më të mëdha humanitare në botë dhe janë zhvendosur më shumë se 10 milionë njerëz nga Sudani, si dhe përmes kufijve të saj. 

Vendi aktualisht po lufton me pesë epidemi paralele, përfshirë edhe ethet e dengës dhe fruthin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR