• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Sudan nuk respektohet ndërprerja e zjarrit

Në Sudan nuk respektohet ndërprerja e zjarrit

Kartum, 19 prill 2023 (MIA) – Luftimet në kryeqytetin e Sudanit vazhduan edhe pas orës 18 edhe krahas ndërprerjes së dakorduar të zjarrit prej 24 orëve, njoftuan agjencitë botërore.

Këtë e kanë konfirmuar dy persona të cilët janë në Kartum. Paraprakisht sot forcat paramilitare sudaneze konfirmuan se e pranojnë armëpushimin, pas çka armata e Sudanit publikoi se është pajtuar për ndërprerjen e luftimeve.

"Armëpushimi do të fillojë në orën 18 dhe do të zgjasë deri në orën 18 ditën e ardhshme, me qëllim që të lehtësohen aktivitetet humanitare, me kusht që ta respektojë edhe pala tjetër", thuhet në kumtesën e Armatës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR