• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Sudan mbizotëron kaos - nuk ka armëpushim, luftimet vazhdojnë

Në Sudan mbizotëron kaos - nuk ka armëpushim, luftimet vazhdojnë

Kartum, 20 prill 2023 (MIA) - Forcat e Armatës së Sudanit dhe Forcat Paramilitare Kryengritëse për Reagim të Shpejtë (RSF) edhe sot me përplasje të re e ndërprenë ndërprerjen e paralajmëruar të zjarrit.

Në rrjetet sociale ka filmime nga luftimet në Kartum, qytet në të cilin banorët lokalë ose mijëra të huaj nuk kanë ku të fshihen, ndërsa ushqim thuajse nuk ka.

Në Bahri dëgjohen të shtëna, ndërsa banorët lokalë lajmëruan përplasje edhe në perëndim të Omdurmanit, ku armata është transferuar për ta bllokuar arritjen e përforcimeve të RSF-së, pasi të dyja palët e shkelën edhe dje ndërprerjen e dakorduar 24-orëshe të zjarrit.

RSF dha kumtesë në të cilën thuhet se forcat e tyre janë sulmuar në Omdurman dhe janë përgjigjur duke iu shkaktuar humbje armatës, në të cilat është përfshirë edhe rrëzimi i dy helikopterëve.

Banorët e Kartumit potencojnë se mijëra persona e braktisin kryeqytetin, ndërsa disa janë ndaluar në pikat kontrolluese.

"Nuk ka ushqim, supermarketet janë të zbrazëta, situata nuk është e sigurt, thënë sinqerisht, njerëzit po largohen", deklaroi një banor i Kartumit.

Nga spitalet njoftojnë se trupat e të vdekurve janë në rrugë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ju bëri thirrje të dyja palëve në Sudan t'i ndalojnë luftimet që të lejohet dërgimi i ndihmës mjekësore dhe hapja e korridoreve humanitare për punonjësit shëndetësorë, pacientët dhe ambulancat, deklaroi drejtori rajonal i OBSH-së për Mesdheun lindor, Ahmed Al-Mandari.

Përplasjet shpërthyen të shtunën, ndërsa deri më tani në to jetën e humbën së paku 330 persona, ndërsa 3.300 janë plagosur, pas tensionit disaditor rreth Planit veprues për transitimin e vendit drejt administratës civile.

Një nga problemet kryesore është plani për integrimin e Forcave për Reagim të Shpejtë (RSF) me 100.000 anëtarët e saj në Armatën e Sudanit dhe emërimi i liderit të forcave të reja ushtarake.

QËNDRONI TË LIDHUR