Në Stamboll sot do të ketë takime trilaterale të përfaqësuesve të SHBA-së dhe Turqisë me ukrainasit dhe rusët
- Në Stamboll sot duhet të mbahen takime të trefishta të përfaqësuesve të turqve, amerikanëve dhe rusëve nga njëra anë, si dhe i turqve, amerikanëve dhe ukrainasve nga ana tjetër, lajmëruan mbrëmë burime të afërta me Ministrinë turke të Punëve të Jashtme.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:04, 16 maj, 2025
Stamboll, 16 maj 2025 (MIA) - Në Stamboll sot duhet të mbahen takime të trefishta të përfaqësuesve të turqve, amerikanëve dhe rusëve nga njëra anë, si dhe i turqve, amerikanëve dhe ukrainasve nga ana tjetër, lajmëruan mbrëmë burime të afërta me Ministrinë turke të Punëve të Jashtme.
"Edhe një raund i tkaimeve do të nbahet nesër në formate të ndryshme. Në rend dite janë negociatat trepalëshe të SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë, si dhe Rusisë, Ukrainës dhe Rusisë. Nuk është e sigurt nëse takimi do të mbahet në format katërpalësh (SHBA, Rusi, Ukrainë, Turqi)", shtuan burimet e njejta.
Presidenti ukrainas, Volodimir zelenski mbrëmë dërgoi delegacion ukrainas në Stamboll në negociata me rusët, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov,
Megjithatë, presidenti rus, Vlladimir Putin, i cili i propozoi negociatat e drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës, nuk erdhi dhe madje dje kumtoi se delegacionin rus do ta kryesojë ndihmësi i tij, Vlladimir Medinski, që shkaktoi pakënaqësi edhe tek Ukraina edhe tek SHBA-ja. ab/