• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Spanjë janë arrestuar 69 persona për rishitjen e termineve të policisë për azilkërkuesit

Në Spanjë janë arrestuar 69 persona për rishitjen e termineve të policisë për azilkërkuesit

Madrid, 12 maj 2023 (MIA) – Policia spanjolle ka arrestuar 69 persona, dyshohet se janë të lidhur me një bandë kriminale, e cila ka hakuar sistemin onlajnt të termineve të policisë dhe ua ka rishitur terminet azilkërkuesve dhe të huajve të tjerë që dëshironin të qëndronin në vend.

Mes të arrestuarve janë katër drejtues të dyshuar të bandës në Barcelonë dhe Valencia. Policia sekuestroi dokumente dhe gjeti më shumë se 200 mijë euro.

Policia tha se aplikacioni i automatizuar i softuerit (bot) i bandës arriti t'i shmangej mbrojtjes dhe të rezervonte praktikisht të gjitha datat në Spanjë, të cilat zakonisht janë falas, dhe më pas t'i shiste ato për 200 euro secila.

Bandat krijuan një kompani dhe ua dhanë aplikacionin ndërmjetësve, të cilët më pas shisnin terminet.

Personat që kërkojnë azil ose viza për të qëndruar në Spanjë duhet të dorëzojnë dokumente në polici, për të cilat zakonisht pritet një kohë e gjatë.

Përdorimi i "boteve", të cilët mund të funksionojnë 24 orë në ditë, për aktivitete onlajn si blerja e biletave të koncerteve muzikore po bëhet një mjet gjithnjë e më i zakonshëm që përdoret nga shitësit e biletave. ls/

Foto: arkiv i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR