• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Spanjë është arrestuar një funksionar i lartë i policisë për shkak të kontrabandës me drogë

Në Spanjë është arrestuar një funksionar i lartë i policisë për shkak të kontrabandës me drogë

Madrid, 13 nëntor 2024 (MIA) – Spanja arrestoi një nga funksionarët më të lartë të policisë së saj pasi 20 milionë euro ishin gjetur në muret e shtëpisë së tij, si pjesë e hetimit më të madh deri më tani për kontrabandë të kokainës në vend. 

Oskar Sançez Gill, të cilin homologët e përshkruan si diskret dhe i vlefshëm, deri para pak kohësh ishte shef i departamentit për mashtrim dhe pastrim parash të Policisë Kombëtare në Madrid.  

Policët e arrestuan javën e kaluar bashkë me edhe 15 persona, duke përfshirë edhe të dashurën e tij, e cila gjithashtu është police në rajonin e Madridit, njoftoi burimi i policisë pa e emëruar. 

Gjatë bastisjes, policia ka gjetur 20 milionë euro (21 milionë dollarë) në para të gatshme në muret dhe tavanet e shtëpisë së çiftit në Alkala de Henares, qytet me rreth 195.000 banorë, i cili gjendet rreth 30 kilometra në lindje të kryeqytetit spanjoll. 

Policët zbuluan edhe një milion euro në zyrën e tij, janë fshehur në dy dollapë të mbyllur. 

Çifti akuzohet për tregti me drogë, pastrim parash, korrupsion dhe anëtarësi në një organizatë kriminale, pasi javën e kaluar u paraqitën para gjykatës në Madrid, i cili ua caktoi paraburgimin. 

Mediat spanjolle informuan se arrestimet kanë lidhje me konfiskimin e 13 tonë kokainë, të fshehur mes sëndukëve me banane, muajin e kaluar që arriti në portin jugor Algesiras nga qyteti më i madh në Ekuador Gvajakill, e cila është qendër e tregtisë me drogë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR