• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Somali janë vrarë 70 anëtarë të organizatës Al Shabab

Në Somali janë vrarë 70 anëtarë të organizatës Al Shabab

Mogadishu, 25 prill 2024 (MIA) - Në një operacion ajror kundër organizatës Al Shabab në Somali, janë neutralizuar 70 anëtarë të asaj organizate. 

Në rajonin e Somalisë Mudug është kryer operacion ajror kundër organizatës Al Shabab, njoftoi Ministria e Informacioneve. 

Në aksion u vranë 70 anëtarë të organizatës, ndërsa 30 janë lënduar. 

Në rajonin e njëjtë dje ishin vrarë më shumë se 150 pjesëtarë të organizatës Al Shabab në operacionet e rregullta kundër kësaj organizate. 

Përderisa armata e Somalisë i intensifikon operacionet kundër Al Shabab, anëtarët e organizatës synojnë zonat civile dhe ushtarake. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR