• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Slloveni u çaktivizua një bombë 104 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore

Në Slloveni u çaktivizua një bombë 104 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore

Lubjanë, 21 tetor 2024 (MIA) - Në një kantier ndërtimi në Nova Goricë, qytet në perëndim të Sllovenisë në kufi me Italinë, është çaktivizuar një bombë prej 104 kilogramësh që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

Srekko Shestan nga Mbrojtja Civile deklaroi se më parë në të njëjtin vend janë zbuluar shtatë bomba të së njëjtës periudhë. Gjatë operacionit, Sllovenia dhe Italia evakuuan rreth 5000 persona, ndërsa pas çaktivizimit të suksesshëm, banorët u kthyen në shtëpitë e tyre.

Bomba e prodhuar në Britaninë e Madhe, u zbulua më 23 shtator nga punëtorët që rinovonin stacionin hekurudhor në Nova Goricë. Besohet se stacioni u bombardua gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në Slloveni janë hedhur rreth 60.000 bomba. Historianët konsiderojnë se 6000 prej tyre nuk kanë shpërthyer. ls/ 

Foto: Komuna Nova Goricë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR