• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Siri është vrarë lideri i SHI-së, al Kurashi

Në Siri është vrarë lideri i SHI-së, al Kurashi

Damask, 3 gusht 2023 (MIA) - Grupi ekstremist Shteti Islamik ka njoftuar sot për vdekjen e liderit të tij Abu al-Husein al-Husein al-Kurashi, i cili u vra në përleshjet me grupin ekstremist Hajat Tahrir al-Sham (HTS) në veriperëndim të Sirisë.

Zëdhënësi i SHI-së, në një audio-mesazh përmes Telegramit, njoftoi se lideri i tyre është vrarë në provincën Idlib në një përleshje të drejtpërdrejtë me anëtarët e HTS.

Anëtarët e HTS, një ish-degë lokale e al-Kaedës, është përpjekur që të rrëmbejnë al-Kurashin.

SHI-ja nuk e specifikoi vendin apo datën e saktë të ekzekutimit të al-Kurashit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR