• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Singapor për tre javë është kryer dënimi i dytë me vdekje

Në Singapor për tre javë është kryer dënimi i dytë me vdekje

Singapor, 17 maj 2023 (MIA) - Në Singapor sot është ekzekutuar edhe një person për shkak të trafikimit me kanabis. Kjo është varja e dytë për tre javë edhe krahas apeleve të grupeve për të drejta të njeriut dhe Kombet e Bashkuara për ndërprerje të kryerjes së dënimit me vdekje për trafikim me drogë.

Emri i burrit të ekzekutuar 37 vjeçar nuk është publikuar pasi që fmailja kërkoi që të respektohet privatësia. Ai është varur pasi që dje gjykata refuzoi sërisht ta hapë rastin e tij pa hetuesi. Ai ka qenë në burg shtatë vite, ndërsa nga viti 2019 lshtë dënuar për shitje të rreth 1,5 kilogram kanabis.

Sipas ligjit në Singapor, tregtia me më shumë se 500 gram kanabis dënohet me vdekje.

Në Singapor rreth 600 të dënuar janë në burg dhe presin ekzekutim, kryesisht për shkelje të ndërlidhura me drogë. Vitin e kaluar 11 persona janë ekzekutuar për shkelje të ndërlidhura me drogë, pas një pushimi dyvjeçar gjatë pandemisë

Tre javë më parë, Tangaraj Supiah, 46 vjeç, u ekzekutua me varje në ekzekutimin e parë të vitit për kontrabandë të një kilogram kanabis, megjithëse nuk është kapur me drogën. Sipas Prokurorisë, në numrat e telefonit është identifikuar si personi që ka koordinuar dërgimin e drogës, gjë të cilën ai e ka mohuar.mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR