• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në shtator në Shqipëri do të arrijnë helikopterë Blek hok, do të ndërtohet një hangar i posaçëm për to

Në shtator në Shqipëri do të arrijnë helikopterë Blek hok, do të ndërtohet një hangar i posaçëm për to

Tiranë, 13 prill 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, informoi se në shtator do të mbërrijnë dy helikopterët me dy motorë të mesëm Sikorsky UH-60 Black Hawk nga SHBA-ja.

"Këta helikopterë do të vendosen në bazën ajrore të Farkës. Për këtë do të ndërtohet një hangar i ri, për të cilin janë planifikuar fonde prej 407 milionë lekësh ose rreth 3.5 milionë euro. Detajet teknike të projektimit janë dhënë në dokumentet që shoqërojnë procedurën e tenderit", tha Peleshi.

Helikopteri me shumë qëllime Blek hok është në shërbim me ushtrinë amerikane dhe forcat e armatosura të 34 vendeve të tjera anembanë botës.

"Më shumë se 4000 avionë Blek hok të të gjitha llojeve janë në shërbim sot në mbarë botën. Ushtria amerikane është operatori më i madh me 2.135 aeroplanë të caktuar H-60. Aeroplkani i njëjtë i shitur ndërkombëtarisht direkt nga Sikorsky merr emërtimin S-70, raporton gazeta “Monitor”.

Më herët, ministri Peleshi njoftoi se vendi do të armatosë ushtrinë e tij me sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër Raytheon FIM-92 Stinger (Shorad) dhe sistemet raketore antitank Raytheon/Lockheed Martin FGM-148 Javelin.

Shqipëria ka nënshkruar tashmë një marrëveshje për blerjen nga Turqia të tre dronëve të parë “Bajraktar”, për të cilat qeveria do të shpenzojë tetë milionë euro. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR