• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Shqipëri vazhdon rënia e inflacionit

Në Shqipëri vazhdon rënia e inflacionit

Tiranë, 9 prill 2024 (MIA) - Sipas Institutit shqiptar për statistikë (INSTAT), inflacioni në vend në muajin mars ishte 2,3 për qind, që është niveli më i ulët në tre vitet e fundit dhe nën tre për qind, ashtu siç parashikoi nga Banka Qendrore e Shqipërisë.

"Gjatë muajit mars, rritje e butë është vërejtur në grupin e ushqimeve, qirave, ujit, derivateve dhe energjisë, si dhe grupit të mobiljeve, pajisjeve dhe mirëmbajtjes së shtëpisë. Çmimet e frutave dhe perimeve janë ulur. Vaji për ushqim ndjek trendin e uljes së bashku me produktet e tjera ushqimore", bën të ditur INSTAT.

Niveli i inflacionit ka qenë nën objektivin e Bankës Qendrore të Shqipërisë për të dytin muaj radhazi, por sipas vlerësimit të fundit të institucionit monetar, ende është herët për të ulur normat e interesit.

Në analizën përfundimtare në raportin e saj, Banka vlerëson se vendi mund të goditet nga një valë e re inflacioniste me rritjen e shpejtë të pagave në tregun e punës, si dhe nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, përderisa situata gjeopolitike përkeqësohet me luftëra, me anijet tregtare që sulmohen në Detin e Kuq dhe kjo mund të dërgojë në ndërprerje të linjave të furnizimit.

Përndryshe, inflacioni në dhjetor ishte katër për qind, në janar 3,4 për qind, ndërsa në shkurt 2,6 për qind. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR