• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Shqipëri për pesë vitet e fundit vetingu ka "hequr" 347 gjyqtarë dhe prokurorë

Në Shqipëri për pesë vitet e fundit vetingu ka

Tiranë, 21 nëntor 2023 (MIA) - Në pesë vitet e fundit, që nga fillimi i procesit të shqyrtimit të origjinës së pronës, i njohur si veting,  nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri, janë larguar 347 gjyqtarë dhe prokurorë.

"Komisioni i Pavarur për Vlersim (KPV) ka shkarkuar 240, ndërsa 107 kanë dhënë dorëheqje para, në fillim ose gjatë kohës së kontrollimeve të pasurisë dhe profesionalizmit. Nga ana tjetër 308 e kanë kalur vetingun, raportoi gazeta "Tema".

Sipas ligjit dhe nëse vetë kanë dhënë dorëheqje nuk mund të emërohen gjyqtarë apo prokurorë, anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Prokurorisë, inspektor i latë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhe 15 vjeçare.

"Më problematik ishin gjyqtarët, të cilët u konstatuan se kishin probleme kryesisht me pronat, për të cilat u shkarkuan në 138 raste. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vetë dhanë dorëheqjen", ka shtuar i njëjti burim.

Në këtë periudhe pesëvjeçare, KPV-ja ka pezulluar dy gjyqtarë dhe i ka dërguar edhe një herë në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë pas konstatimit të mangësive profesionale. Ndërkohë në 47 raste të tjera, për shkak të daljes në pension, KPV ka mbyllur inspektimin pa vendimin përfundimtar.

Për momentin, komisioni i ka në duart e tij dosjet e 57 gjyqtarëve të fundit dhe mesataren vjetore të vendimeve të marra në këto vite nga Komisioni që janë 100, shqyrtimi i tyre mund të mbyllet brenda një viti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR