• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Shqipëri nesër fillon Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Në Shqipëri nesër fillon Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme
Tiranë, 2 nëntor 2022 (MIA) – Në Tiranë nesër fillon Forumi Ministror dyditor BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, me fokus migracionin ilegal. Përveç njerëzve të parë të ministrive dikasteriale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në Tiranë do të vijnë edhe komisarja  evropiane për Punë të Brendshme Ilva Johanson dhe komisari evropian për Drejtësi Didie Rejnders. Nikoqir të këtij takimi të rëndësishëm janë ministrat e Drejtësisë Ulsi Manja dhe i Punëve të Brendshme Bledi Chuçi, të cilët do të kenë takime të ndara me komisarët evropianë si dhe me kolegët e tyre nga vende të tjera. "Prania e komisarit evropian për Drejtësi Rejnders, komisares evropiane për Punë të Brendshme Johanson, ministrit çek i Drejtësisë Pavel Blazhek, si dhe përfaqësuesve të tjerë nga institucionet gjyqësore në BE, janë një mesazh i qartë për vëmendjen, prioritetin dhe interesin e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor në fushën e drejtësisë, ka shkruar mes tjerash Manja në paralajmërimin për mbajtjen e forumit. Sipas mediave, çështja për ndalimin e kalimit të emigrantëve përmes Ballkanit Perëndimor është një problem i madh për Bashkimin Evropian. "Kjo është sepse vendet anëtare, si Austria, me muaj janë përballur me ardhjen e mijëra emigrantëve. Kjo është e treta javë radhazi që komisari evropian Johanson takohet me ministrat e punëve të brendshme nga rajoni, theksojnë mediat. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR