• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Shqipëri më të numërt turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Në Shqipëri më të numërt turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Tiranë, 29 korrik 2023 (MIA) - Shqipëria këtë vit më shumë se sigurt do të shënojë numër rekord turistësh, pasi tursitë ka pothuaj nga të gjithë pjesët e botës.

Kjo është për shkak të faktit se gjatë gjashtë muajve të parë, vendin e kanë vizituar 3,4 milionë turistë të huaj, pra 33 për qind më shumë se një vit më parë.

Edhe gjatë këtij viti në krye të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë janë shqiptarët e Kosovës, me 1,3 milionë, të ndjekur nga vendet e tjera fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me nga 290.000 turistë. Nga Serbia 35 mijë turistë vizituan Shqipërinë.

"Gjatë këtij viti, nuk mungojnë as turistët nga Evropa perëndimore. Vendin e parë e mbajnë gjermanët  me 117 mijë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. Në vend të dytë pas Gjermanisë janë anglezët, ku gati 80 mijë prej tyre që kanë vizituar vendin tonë gjatë këtij viti", njoftoi Top Çanel.

Më pas, thuhet, vijnë Spanja dhe Franca, por edhe nga dy vendet në luftë, Ukraina dhe Rusia, respektivisht 10 mijë ukrainas dhe tetë mijë shtetas rusë.

"Por qershori konfirmoi një tjetër trend në vendin tonë, me numrin e vizitave për arsye biznesi, që u rrit me 58 për qind. Kjo tregon se të huajt vijnë edhe për investime në Shqipëri, ku shumë prej tyre po blejnë biznese apo apartamente në qytetet bregdetare", njoftoi televizioni.

Vitin e kaluar në Shqipëri qëndruan mbi 7,5 milionë turistë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR