• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Shqipëri investimet e huaja direkte për gjashtë muaj arritën në 686 milionë euro, me një rritje prej 7,9 për qind

Në Shqipëri investimet e huaja direkte për gjashtë muaj arritën në 686 milionë euro, me një rritje prej 7,9 për qind

Tiranë, 13 shtator 2023 (MIA) - Investimet e huaja direkte në Shqipëri shënuan vlera të reja rekord për tremujorin e dytë dhe në total për gjashtëmujorin e parë të vitit, njoftoi Banka Qendrore e Shqipërisë.

Sipas bankës, në tremujorin e dytë vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 379 milionë euro, që është një rritje prej 12,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

"Në gjysmën e parë të vitit, vlera totale e investimeve të huaja direkte arriti në 686 milionë euro, me një rritje prej 7,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja vjen si pasojë e fluksit të investimeve të reja dhe rritjes së fitimit të riinvestuar të investitorëve ekzistues", thekson banka.

Shton se 51 për qind e investimeve të huaja direkte janë fitim i riinvestuar, ndërsa 49 për qind janë investime të reja kapitale.

"Flukset hyrëse valutore në formën e investimeve të huaja direkte janë të përqendruara në pasuri të paluajtshme, në vellim prej 20 për qind, në sektorin e hidrokarbureve 17 për qind, në atë financiar 15 për qind dhe në atë të energjetikës 9 për qind të shumës totale"; qëndron në publikimin e Bankës qëndrore të Shqipërisë. ls/

Foto: BQ e Shqipërisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR