• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Shqipëri inflacioni i gushtit 1,9 për qind, niveli më i ulët gjatë tre viteve të kaluara

Në Shqipëri inflacioni i gushtit 1,9 për qind, niveli më i ulët gjatë tre viteve të kaluara

Tiranë, 8 tetor 2024 (MIA) – Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) sot pasdite njoftoi se po vazhdon rënia e shkallës së inflacionit në Shqipëri, e cila në shtator shënoi nivelin prej 1,9 për qind, që është niveli më i ulët i shënuar gjatë tre viteve të kaluara. 

Në krahasim me muajin e kaluar ai është më i ulët për 0,6 për qind përderisa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është më i ulët për 2,2 për qind. 

“Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi ‘Ushqime dhe pije joalkoolike’ me 0,94 pikë përqindje, i ndjekur nga grupi ‘qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji’ me 0,30 pikë përqindje”, thekson INSTAT.

Banka Qendrore para pak kohësh njoftoi se Shqipëria tashmë e ka tejkaluar krizën e çmimeve, përderisa niveli i inflacionit mbetet nën cakun e tij prej tre për qind. 

Sipas Bankës rënia e inflacionit e reflekton uljen e shpejtë të inflacionit të importuar, në çka ndikoi edhe kursi devizor, sepse euro tashmë disa muaj është nën kufirin e 100 lekëve, që është vlera rekorde më e ulët e valutës evropiane në raport me lekun. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR