• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Shqipëri filloi provimi i maturës shtetërore, bëhet publik testi i gjuhës angleze

Në Shqipëri filloi provimi i maturës shtetërore, bëhet publik testi i gjuhës angleze

Tiranë, 3 qershor 2024 (MIA) - Në Shqipëri sot 18 mijë nxënës të shkollave të mesme e dhanë provimin e parë ekstern të maturës, por shkurt pas fillimit, në rrjetet sociale filloi të qarkullojë testi me përgjigje.

Provimi i parë ekstern i maturës është gjuha angleze, por i njejti është bërë publik dhe shkurt pas fillimit portali "Studentët akuzojnë" në rrjetet sociale e publikoi testin. Edhe krahas pohimit të MASH-it se janë vendosur masa të rrepta sigurie, por siç u pa, nuk e parandaluan publikimin e testit, që ka ndodhur edhe gjaët viteve të kaluara ndërkaq as maturantët të hyjnë me telefona në hapësirat e provimit, kumtuan mediumet.

Dje ministrja e Arsimit, Ogerta manastirliu deklaroi se me 2.900 të punësuar në sektorin e arsimit (vëzhgues) janë "definuar detyrat dhe dënimet nëse paraqiten parregullsi".

Tani për tani nuk ka reagim zyrtar nga ministria për atë se si protokollet e përforcuara dhe rregullat e rrepta nuk ishin pengesë që edhe këtë vit të gjendet mënyra dhe të përshkruhet testi. Çka do të ndërmerret në mënyrë që të mos prësëritet përshkrimi më 10 qershor kur do të mbahet provimi i gjuhës dhe lerësisë shqipe dhe me 18 qershor matematika, mbetet të shihet, shtojnë mediumet.

Përndryshe, në Shqipëri numri i maturantëve në pesë vitet e fundit është ulur për 13 mijë. Atëherë ka pasur 31 mijë përballë këtij numri, që është 18 mijë, për çka, si shkak kryesor ceket shpërngulja masive. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR