• e premte, 27 dhjetor 2024

Në Shqipëri 2.232 të infektuar të rinj për 24 orë, më shumë nga fillimi i pandemisë

Në Shqipëri 2.232 të infektuar të rinj për 24 orë, më shumë nga fillimi i pandemisë
Tiranë, 18 janar 2022 (MIA) - Në Shqipëri në 24 orët e fundit Kovid-19 është konfirmuar tek 2.832 persona, që është numri më i lartë i të infektuarve nga fillimi i pandemisë.
"Nga 8.746 testet e bëra, virusi është konfirmuar tek 33 për qind e të testuarve. Gjithashtu në listën e të shëruarve janë futur 1.732, ndërsa gjashtë persona e kanë humbur jetën, të moshës prej 59 deri në 90 vjet", informoi Ministria e Shëndetësisë.
Për momentin aktiv të sëmundjes janë 22.022 nga të cilët në spital trajtohen 130 pacientë me ç'rast 14 janë në gjendje shumë të rëndë.
Paraprakisht ministrja e Shëndetësisë Orgeta Manastirliu deklaroi se numri më i madh i të infektuarve të rinj janë me omikron dhe e përsëriti apelin për imunizim më urgjent.
Nga 9 marsi i vitit 2020 kur u regjistruan dy rastet e para, babë dhe bir të cilët janë kthyer nga një qëndrim i shkurtër në Itali, në Shqipëri sipas statistikës zyrtare, pozitivë ishin 236.486 nga të testuarit 1.589.635 të shëruar, janë shëruar 211.187, ndërsa jetën e kanë humbur 3.277. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR