• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Në Shqipëri çdo i treti i testuar pozitiv me Kovid-19

Në Shqipëri çdo i treti i testuar pozitiv me Kovid-19
Tiranë, 21 janar 2022 (MIA) - Çdo i treti i testuar në Shqipëri në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv në Kovid-19, kur virusi i rrezikshëm është konfirmuar tek 2.670 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në listën e të shëruarve janë futur 2.152, ndërsa jetën e kanë humbur gjashtë persona, më i riu i moshës 39 vjeçare.
Aktualisht raste aktive janë 24.105 persona, nga të cilët në spital trajtohen 134 pacientë me ç'rast 13 janë në gjendje kritike.
Epidemiologët pohojnë se incidenca e infektimit është shumë e lartë, sepse një numër i madh janë testuar me teste të shpejta në kushte të shtëpisë dhe nuk lajmërohen në mjek derisa nuk u keqësohet situata.
Sipas statistikës zyrtare, nga fillimi i pandemisë rezultat pozitiv është marrë tek 244.182 persona nga 1.614.613 të testuar, janë shëruar 216.785, ndërsa jetën e kanë humbur 3.292 persona. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR