• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në SHBA vitin e kaluar pati më së shumti greva të punëtorëve në dy dekadat e fundit

Në SHBA vitin e kaluar pati më së shumti greva të punëtorëve në dy dekadat e fundit

Ushington, 21 shkurt 2024 (MIA) - Punëtorët në SHBA organizuan 33 greva të mëdha vitin e kaluar, që është numri më i madh i grevave të punëtorëve në vend në dy dekadat e fundit, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Punës.

Rreth 460,000 punëtorë morën pjesë në greva të mëdha, të cilat përkufizohen si greva që përfshijnë 1,000 ose më shumë punëtorë, raporton "Uashington Post".

Shtohet se ky është trefishi i numrit të grevave të punëtorëve në vitin 2022.

Disa nga grevat më të rëndësishme në SHBA vitin e kaluar ishin greva e aktorëve dhe skenaristëve të Hollivudit dhe ndalimi i njëkohshëm i punës në prodhuesit e automjeteve në Detroit.

Ndërprerjet e punës rezultuan në rritje historike të pagave dhe rregulla të reja në lidhje me përdorimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale, shkruan gazeta amerikane. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR