• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në SHBA u vendos orë policore për azilkërkuesit në vend të paraburgimit

Në SHBA u vendos orë policore për azilkërkuesit në vend të paraburgimit

San Diego, 4 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet amerikane kanë vendosur orë policore për azilkërkuesit derisa presin kontrollet fillestare pas kalimit të kufirit.

Ora policore  u vendos në maj në katër qytete si një alternativë ndaj paraburgimit, ndërsa tani është zgjeruar në 13 qytete të tjera, bëri të ditur Shërbimi Amerikan për Emigracion dhe Dogana.

Pritet të vendoset në 40 qytete deri në fund të shtatorit.

Ora policore, e cila zgjat nga ora 23:00 deri në 5:00, mbetet në fuqi në pritje të rezultatit të shqyrtimit, gjegjësisht, intervistës me nëpunësit e azilit dhe ankesës së mundshme deri te gjykytësi për emigracion.

Ata që kalojnë zakonisht lejohen të ndjekin çështjet e tyre në gjykatë pa orë policore, ndërsa ata që nuk do të arrijnë përballen me dëbim. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR