• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në SHBA takim i Lajçakut me Eskobarin

Në SHBA takim i Lajçakut me Eskobarin

Uashington, 7 maj 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, sot deklaroi se është takuar në SHBA me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.

"Kisha një takim shumë produktiv me të dërguarin e posaçëm amerikan Eskobar, me padurim pres edhe biseda të mëtejshme gjatë qëndrimit tim këtu", ka shkruar Lajçak në rrjetin social Iks.

Dy ditë më parë, ai e përmblodhi javën e kaluar në një postim në Fejsbuk, ku i është referuar takimit me negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për të cilat ka shkruar se kanë qenë të dobishme.

Në atë paralajmërim Lajçaku ka shkruar se gjatë qëndrimit në SHBA do të ketë konsultime të detajuara në Uashington dhe Nju-Jork, ku me partnerë amerikanë dhe bashkëbisedues nga OKB-ja do të bisedojë për Ballkanin Perëndimor. ls/ 

Foto: arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR