• e hënë, 23 shtator 2024

Në Shangai anulohen mbi 600 fluturime për shkak të tajfunit Bebinca

Në Shangai anulohen mbi 600 fluturime për shkak të tajfunit Bebinca

Shangai, 15 shtator 2024 (MIA) - Aeroportet në Shangai sot anuluan qindra fluturime në pritje të tajfunit Bebinca.

Më shumë se 600 fluturime u anuluan nga aeroportet Hongkiao dhe Pudong. Gjithashtu mbyllen edhe një pjesë e urave dhe autostradave.

Tajfuni Bebinca aktualisht është disa qindra kilometra nga bregu. Pritet erërat e tajfunit sonte të arrijnë shpejtësi prej 151 kilometra në orë, kumtoi Drejtoria Meteorologjike e Kinës.

Për shkak të tajfunit janë evakuuar 9.318 njerëz nga rajoni i Shangait. Në qytetin e afërt Zhoushan në mëngjes  u mbyllën restoranet, supermarketet dhe dyqanet, ndërsa në ndërprerje është edhe transporti publik.

Pritet stuhia të sjellë edhe 254 milimetra shi në një metër katror, në disa pjesë të bregut lindor të cilat do të goditen më rëndë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR