• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Serbi konfirmohet rasti i parë i lijës së majmunëve

Në Serbi konfirmohet rasti i parë i lijës së majmunëve
Beograd, 17 qershor 2022 (MIA) - Në Serbi është regjistruar rasti i parë i konfirmuar i lijës së majmunëve, kumtoi sot Instituti për shëndet publik "Dr.Milan Jovanoviq Batut". Bëhet fjalë për një person të infektuar i cili ka hyrë në Serbi nga jashtë vendit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Rasti, siç theksohet, është diagnostifikuar dhe po trajtohet me terapi. Diagnostifikim laboratorik është kryer në Entin për virusologji, vaksina dhe serume "Torlak" nga Beogradi. Udhëzimin që e thekson Batut, ndër të tjera, nënkupton se një rast i paraqitur nënkupton ekzistim të epidemisë së kësaj sëmundje në Serbi, njoftuan mediat paraprakisht. Për rastin e parë të konfirmuar në Serbi janë njoftuar institucionet shëndetësore ndërkombëtare. Nga Batut apeluan tek qytetarët për ruajtjen e shëndetit të tyre, t'i zbatojnë të gjitha masat parandaluese dhe t'i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR