• e diel, 30 qershor 2024

Në Sarajevë takim Shmit - Varheji

Në Sarajevë takim Shmit - Varheji

Sarajevë, 4 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BeH-së, Kristian Shmit në Sarajevë është takuar me komisarin evropian për zgjerim, Oliver Varheji, kumtoi Zyra e përfaqësuesit të lartë (OHR).

"Diskutim i shkëlqyer me eurokomisarin Varheji për ngjarjet politike dhe perspektivat për integrimin të BeH-së në BE", thuhet në kumtesë.

Përfaqësuesi i lartë theksoi nevojën për fokus më të fuqishëm në të ardhmen dhe reformat të cilat do të harmonizojnë BeH me standartet e BE-së.

"Debatet politike dhe retorika për ndarje askujt nuk i sjellin asgjë", konkludoi Shmit. rq/bsh/

Foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR