• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Samitin e KE-së në Rejkjavik, u vendos që të krijohej një regjistër i dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës

Në Samitin e KE-së në Rejkjavik, u vendos që të krijohej një regjistër i dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës

Rejkjavik, 17 maj 2023 (MIA) - Krerët e shteteve ose qeverive të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në Samitin e KE-së në Rejkjavik vendosën të krijojnë një Regjistër të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus ndaj Ukrainës si hapi i parë drejt krijimit të një mekanizmi kompensimi, njoftoi sot Këshilli.

Liderët ranë dakord të forcojnë Këshillin dhe punën e tij në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe  sundimit të ligjit duke miratuar një deklaratë të parimeve demokratike, duke u përkushtuar sërish ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe duke zhvilluar mjete për të përballuar sfidat e reja në fushën e teknologjisë dhe mjedisit jetësor.

Anëtarët e KE-së, si dhe Kanadaja, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë krijuar një regjistër të dëmeve të shkaktuara nga lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës, i cili parashikohet si komponenti i parë i një mekanizmi të ardhshëm kompensimi.

Krerët e shteteve apo qeverive shprehën gatishmërinë për të zhvilluar më tej një mekanizëm të tillë, i cili mund të përfshijë një komision për kërkime dhe një fond kompensimi, dhe theksuan detyrimin e Rusisë për të paguar dëmin e shkaktuar nga lufta e saj.

Ata i bënë thirrje Rusisë që menjëherë të lirojë të gjithë civilët e transferuar me forcë ose të deportuar ilegalisht në territorin e saj ose në zonat e kontrolluara ose të pushtuara përkohësisht, veçanërisht fëmijët.

Përpjekjet për rimëkëmbjen e Ukrainës do të mbështeten nëpërmjet Planit të Veprimit të Këshillit për Ukrainën "Rezistenca, Rimëkëmbja dhe Rindërtimi" dhe Banka e Zhvillimit të KE-së.

Anëtarët e Këshillit miratuan një Deklaratë kushtuar situatës së fëmijëve dhe kërkuan mbështetjen e autoriteteve ukrainase për të siguruar kthimin e menjëhershëm të fëmijëve të transportuar dhe deportuar ilegalisht nga forcat ruse.

Të gjithë autorët e krimeve të tilla ndaj fëmijëve duhet të sillen në gjykatë, u theksua. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR