Në samitin e BRIKS, presidenti kinez do të takohet me liderët afrikanë
- Presidenti kinez Si Xhinping do të takohet me krerët e shteteve afrikane në margjinat e samitit të BRIKS javën e ardhshme për të "zhvilluar bashkëpunimin Kinë-Afrikë në një epokë të re", deklaroi sot ambasadori i Kinës në Afrikën e Jugut.
Pekin, 18 gusht 2023 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping do të takohet me krerët e shteteve afrikane në margjinat e samitit të BRIKS javën e ardhshme për të "zhvilluar bashkëpunimin Kinë-Afrikë në një epokë të re", deklaroi sot ambasadori i Kinës në Afrikën e Jugut.
Takimi do të mbahet të enjten vonë, ditën e fundit të samitit tre-ditor, deklaroi Çen Sijaodong në brifing. Dita i kushtohet ngjarjeve që përfshijnë më shumë se 70 vende të ftuara si "miq" të bllokut BRIKS, i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut.
Të martën, Si do të realizojë një vizitë shtetërore në kryeqytetin e Afrikës së Jugut Pretoria për t'u takuar me Siril Ramafosa, ndërsa më vonë do të vizitojë Johanesburgun në samit, që është udhëtimi i tij i pestë në Republikën e Afrikës së Jugut që kur u bë president në 2013.
Çen tha se presidenti kinez dhe liderët afrikan do të përgatitin plan për bashkëpunim për krjimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve për jetë në Afrikë.
Nuk dihet ende se sa krerë shtetesh do të marrin pjesë në takimin e 22-24 gushtit, por zyrtarët e Afrikës së Jugut kumtuan se janë ftuar më shumë se 70 persona.
Ndërsa Kina po angazhohet në mënyrë aktive për zgjerimin e grupit, anëtarët e saj kanë pikëpamje të ndryshme mbi kriteret për vendet e reja anëtare.
Ndërmjet viteve 2000 dhe 2020, huadhënësit kinezë, kryesisht bankat shtetërore, ranë dakord të jepnin hua 160 miliardë dollarë për vendet afrikane, sipas të dhënave nga Universiteti i Bostonit, ndërsa kompanitë kineze po investojnë gjithashtu shumë në industrinë minerare të kontinentit. ls/
Foto: arkiv