• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor filloi iniciativa “Women on Board Adria“

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor filloi iniciativa “Women on Board Adria“

Tivat, 28 prill 2023 (MIA) - Në ditën e dyte nga Samiti i Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në Porto Montenegro, një nga momentet më të rëndësishme të agjendës së sotme ishte fillimi i iniciativës „Women on Board Adria“. Qëllimi i iniciativës është që të rritet pjesëmarrja e grave në vendimmarrjen në korporatat në rajon. Iniciativa është përpjekje e përbashkët e „Sustineri Partners“ dhe partnerëve të Samitit, të cilët besojnë se diversiteti gjinor në borde çon në vendimmarrje më të mirë dhe performancë më të mirë afariste.

“Statistikat për rajonin Adria tregojnë se femrat zënë një përqindje të vogël të pozicioneve në bordet drejtuese. Iniciativa 'Women on Board Adria' kërkon ta ndryshojë këtë duke promovuar diversitetin gjinor në borde dhe duke inkurajuar kompanitë që të emërojnë më shumë gra drejtoresha. iniciativa do të ofrojë trajnime dhe mbështetje për gratë që aspirojnë të shërbejnë në bordet e drejtorëve, si dhe për kompanitë që kërkojnë të rrisin diversitetin e tyre gjinor dhe më shumë gra në borde“, tha Biljana Brejtveit, drejtoreshë ekzekutive në  „Sustineri Partners“ - Serbi. 

“Fokusi i ndryshimit të kulturës korporative, përfshirëse në gjininë, është jetik për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Duhet t'i pranojmë standardet ESG, jo vetëm t'i respektojmë ato, por të udhëheqim në përpjekjet për të tërhequr investime dhe për të pozicionuar rajonin në tregjet evropiane dhe globale. Ne vlerësojmë shumë iniciativat e partnerëve që forcojnë përpjekjet tona në nivel rajonal siç është 'Women on Boards Adria', dhe presim që kjo të forcojë dhe të nxisë më tej ndryshime pozitive në tërë rajonin“, theksoi Irena Radoviq, drejtoreshë ekzekutive e Fondit të investimeve dhe zhvillimit të Malit të Zi.

Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tivat, Mali i Zi e mbylli kryeministri, Dritan Abazoviq. qa/bsh/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR