• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Rumani janë gjetur disa pjesë të dronit

Në Rumani janë gjetur disa pjesë të dronit

Bukuresht, 29 mars 2024 (MIA) - Në territorin rumun në afërsi të kufirit me Ukrainën janë gjetur disa pjesë për të cilat supozohet se janë mbetje të dronit, njoftoi sot Ministria rumune e Mbrojtjes. 

Mbetjet janë gjetur mbrëmë në ishullin Braila në lumin Danub, ndërsa pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe policia e hetojnë rastin.

Autoritetet rumune theksuan se nuk kanë gjetur dëshmi për sulm të qëllimshëm ndaj Rumanisë.

Rusia mbrëmë gjuajti predha dhe fluturake pa pilot ndaj caqeve në pjesën perëndimore dhe qëndrore të Ukrainës, ndërsa Polonia njoftoi se mbrëmë ka aktivizuar aeroplanë për shkak të sulmeve raketore ruse ndaj Ukrainës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR