• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Rumani fillon trajnimi i pilotëve ukrainas të aeroplanëve "F-16"

Në Rumani fillon trajnimi i pilotëve ukrainas të aeroplanëve

Bukuresht, 13 nëntor 2023 (MIA)- Në Rumani filloi trajnimi i pilotëve ukrainas për fluturim me aeroplanë luftarak amerikan "F-16", njoftoi ministri rumun i Mbrojtjes Angel Talvar dhe kolegu i tij holandez Kaisa Olongren, lajmëron DPA.

Të dytë e hapën Qendrën evropiane për trajnim të F-16 (EFTC) që gjendet në bazën e aviacionit Borça në afërsi të Feteshtit, 150 kilometra në lindje të Bukureshtit.

Në këtë program fluturues Hollanda siguron mes 12 dhe 18 "F-16", kurse në të kyçen edhe pilotët romunë. Pesë të parët "F-16" para një jave arritën nga Holanda në Rumani. Prodhuesi i aeroplanit, kompania "Lokid-Martin", dërgon instruktorë dhe personel ndihmës.

Trajnimi për avionët pritet të zgjasë së paku gjashtë muaj, kurse agjencia gjermane regjistron se tani për tani  është e paqartë kur Ukraina do mund të vendos avionë luftarakë në zonën ushtarake.

Rumania momentalisht ka 17 aeroplanë luftarak "F-16", që i ka blerë nga Portugalia dhe nevojitet të modernizohen. Ajo nga Norvegjia, poashtu, bleu edhe 32 aeroplanë "F-16", kurse ministri i Mbrojtjes tha se tetë të parët prej tyre të dorëzohen deri në fund të këtij viti. ss/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR