Në rrjedhë është pagesa nga e drejta e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
- Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin nëntor 2024 ka filluar më 5 dhjetor dhe vazhdon edhe sot, më 6 dhjetor 2024. Me pagesën janë përfshirë të drejtat për ndihmë minimale të garantuar, shtesa për strehim, shtesa e përhershme, ndihma financiare e njëhershme, e drejta për sigurim social për të moshuarit - pension social, ndihma monetare për azilkërkuesit - strehim dhe Invaliditeti civil.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:50, 6 dhjetor, 2024
Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin nëntor 2024 ka filluar më 5 dhjetor dhe vazhdon edhe sot, më 6 dhjetor 2024. Me pagesën janë përfshirë të drejtat për ndihmë minimale të garantuar, shtesa për strehim, shtesa e përhershme, ndihma financiare e njëhershme, e drejta për sigurim social për të moshuarit - pension social, ndihma monetare për azilkërkuesit - strehim dhe Invaliditeti civil.
Siç informojnë nga Ministria, pagesa është në rrjedhë edhe për të drejtat e mbrojtjes së fëmijëve - ndihma e garantuar e fëmijëve, shtesa e posaçme, shtesa prindërore për fëmijën e tretë, shtesa prindërore për fëmijën e katërt, ndihma e vetme prindërore, kompensimi monetar për arsimin dhe studimin dhe ndihma e njëhershme financiare për të sapolindurit.
"Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të informojë publikun në mënyrë plotësuese për datën e pagesës së të drejtave të mbetura nga mbrojtja sociale (rimbursimi për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër; kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar; kompensim për strehim në familje kujdestare), i cili do të realizohet gjatë këtij muaji", njoftojnë nga Ministria.
Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 5 dhjetor 2024.
Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:
- 05.12.2024– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL0
- 06.12.2024– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH. ab/
Foto: МIА arkivi