• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Rripin e Gazës shpallet epidemia e paralizës së fëmijëve

Në Rripin e Gazës shpallet epidemia e paralizës së fëmijëve

Gazë, 29 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës shpalli epidemi të paralizës së fëmijëve në enklavë.

Autoritetet në Rripin e Gazës për epideminë kanë akuzuar Izraelin dhe operacionin e tij ushtarak në enklavën palestineze.

Forcat izraelite filluan operacionin e tyre në Rripin e Gazës pasi Hamasi kreu një sulm ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar, në të cilin, sipas autoriteteve izraelite, janë vrarë rreth 1.200 izraelitë, ndërsa pothuaj 250 janë marrë si pengjë.

Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, nga fillimi i konfliktit në enklavë jetën kanë humbur më shumë se 39.000 palestinezë. rq/bsh/

Foto: arkiiv i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR