• e premte, 08 nëntor 2024

Në Rripin e Gazës për një ditë janë vrarë 85 persona

Në Rripin e Gazës për një ditë janë vrarë 85 persona

Gazë, 21 maj 2024 (MIA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë sot kumtoi se në 24 orët e fundit për shkak të sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës janë vrarë gjithsej 85 persona.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit ka arritur 35.647 persona.

Në luftën shtatëmujore janë lënduar 79.852 persona. Numri më i madh nga viktimat janë fëmijë dhe gra. rq/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR