• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Republikën Çeke ditë zie për viktimat nga të shtënat në Universitetin e Karlit

Në Republikën Çeke ditë zie për viktimat nga të shtënat në Universitetin e Karlit

Pragë, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Sot është ditë zie në Republikën Çeke pasi një student 24-vjeçar të enjten në të shtënat në Universitetin e Karlit, vrau 14 dhe plagosi 25 persona, ndërsa më pas vrau edhe veten.

Presidenti Petr Pavel dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë pritet të marrin pjesë në meshën për të vdekurit në Katedralen Shën Vit sot në orën 11:00, njoftoi Radio Prag interneshënëll.

Flamujt në të gjithë Republikën Çeke janë ulur në gjysmështizë, kambanat e kishave do të bien në mesditë dhe do të ketë një minutë heshtje në të gjithë vendin për të vdekurit.

Në Pragë, si dhe në qytetet e tjera çeke, masat e mbikëqyrjes së policisë janë shtuar, ndërsa policë patrullojnë në  rrugët përpara festave të Krishtlindjeve, duke monitoruar tregjet, qendrat tregtare dhe vende të tjera ku mblidhen një numër i madh njerëzish.

Ngjarjet kulturore gjatë fundjavës së Krishtlindjeve janë anuluar, ndërsa të gjitha ngjarjet publike do të fillojnë me një minutë heshtje. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR