• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në Rejkjavík do të mbahet inaugurimi i presidentes së re të Islandës, Hala Tomasdotir

Në Rejkjavík do të mbahet inaugurimi i presidentes së re të Islandës, Hala Tomasdotir

Rejkjavik, 1 gusht 2024 (MIA) - Presidentja e sapozgjedhur e Islandës, Hala Tomasdotir sot  do të japë betim në Rejkjavik, pasi në zgjedhjet presidenciale në qershor  fitoi 34 për qind të votave  dhe  zyrtarisht u bë gruaja e dytë në këtë funksion që nga pavarësia e vendit në vitin 1944.

Inaugurimi do të fillojë me një shërbim fetar në Katedralen e Rejkjavík, e ndjekur nga një ceremoni në parlamentin islandez, ku Tomasdotir do të betohet përpara se t'i drejtohet kombit, raporton Gardiani. 

 Tomasdotir është një feministe, fushata e së cilës u fokusua në inteligjencën artificiale, turizmin, ndikimin e mediave sociale dhe shëndetin mendor. Pasi e mundi  Katrin Jakobsdotir, e cila dha dorëheqje si kryeministre për të kandiduar për madatin presidencial,  Tomasdotir tha se "njerëzit votuan me zemër" dhe se gjëja më e rëndësishme për të është barazia mes njerëzve.

 Ajo ka qenë më parë ministre e Tregtisë dhe drejtoreshë e një kompanie për shërbime financiare. Funksioni i Presidentit të Islandës është kryesisht ceremonial, por është veçanërisht i rëndësishëm në rrethana të tilla si shpërthimet vullkanike në ishull.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR