• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në qershor Shqipëria do të jetë nikoqir i konferencës rajonale evropiane të Interpolit

Në qershor Shqipëria do të jetë nikoqir i konferencës rajonale evropiane të Interpolit

Tiranë, 19 prill 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla informoi se nga data 11 deri më 13 qershor në Shqipëri do të mbahet Konferencë rajonale evropiane e Interpolit.

Ai shton se ky është një vlerësim i shkëlqyer për vendin, duke theksuar se akte të tilla tregojnë se policia shqiptare ka arritur suksese të mëdha në punën e saj.

"Shqipëria është zgjedhur si nikoqire e konferencës rajonale evropiane të organizatës ndërkombëtare të Interpolit e cila do të mbahet në Tiranë nga data 11 deri më 13 qershor. Është një vlerësim i Shqipërisë në tërësi, por edhe i rezultateve të mira të arritura nga policia e shtetit e cila e forcoi luftën kundër krimit të organizuar, kundër pandëshkueshmërisë, sepse kjo lidhet drejtpërdrejt me një fazë të re mes Shqipërisë dhe Interpolit", ka thënë Balla.

Mes tjerash ai tha se në konferencë do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe drejtorët e policisë së vendeve evropiane.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR