• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në protestat pro-palestineze arrestohet kandidatja presidenciale e SHBA-së

Në protestat pro-palestineze arrestohet kandidatja presidenciale e SHBA-së

Uashington, 28 prill 2024 (MIA) - Kandidatja për presidente e SHBA-sl nga radhët e Partisë së Gjelbër Xhil Stajni është arrestuar në protestat pro-palestineze në  Universitetin e Uashingtonit në Sent Luis. Zëdhënësi i fushatës së saj tha se nuk janë në dijeni me akuzat. 

Stajni ka qenë në protestat për t'i mbështetur studentët të cilët vendosën kamp dhe të cilët porositën se nuk do të shpërndahen derisa Universiteti Uashington nuk ndahet nga Boing. Mes kërkesave të tyre janë edhe bojkotimi i institucioneve akademike izraelite. 

Në një video të regjistruar para arrestimit dhe postuar në rrjetin Iks, kandidatja e Partisë së Gjelbër tha se mbështet studentët dhe të drejtat e tyre kushtetuese për lirinë e fjalës.

 

 

"Do të qëndrojmë këtu në linjë me studentët që mbështesin demokracinë, të drejtat e njeriut dhe mbështesin fundin e gjenocidit", tha Stajni.

Dejvid Shvajb, drejtori për komunikime i Xhil Stajnit në garën presidenciale, tha se ajo është përpjekur që ta de-përshkallëzojë situatën midis protestuesve dhe policisë pasdite të së shtunës sipas kohës lokale, por se policia "nuk ka reaguar" dhe menjëherë filloi të arrestojë.

 Janë arrestuar edhe shefi i fushtatës së Stajnit dhe zëvendësi i tij.

Më shumë se 80 persona janë arrestuar në Universitetin Uashington në Sent Luis në kontekst të protestave pro-palestineze rrjedhëse, theksohet në kumtesën e Universitetit.

Foto: Arkivi i EPA-s

  

 

QËNDRONI TË LIDHUR