• e martë, 24 dhjetor 2024

Në protestën propalestineze në Melburn u arrestuan 33 persona, ndërsa rreth 20 policë u lënduan

Në protestën propalestineze në Melburn u arrestuan 33 persona, ndërsa rreth 20 policë u lënduan

Melburn, 11 shtator 2024 (MIA) - Të paktën 33 persona u arrestuan, ndërsa rreth 20 policë u lënduan në përleshjet gjatë protestave propalestineze në Melburn. Rreth 1.200 njerëz morën pjesë në protestën para vendit të Ekspozitës ndërkombëtare për mbrojtje tokësore, duke brohoritur parulla propalestineze dhe duke valuar flamujt palestinezë, kumtuan autoritetet.

"Rreth njëzet policë patën nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa 33 njerëz u arrestuan për krime, përfshirë edhe një sulm, pengimin e policisë, vënien e zjarrit dhe bllokimin e rrugëve", kumtoi policia.

"Demonstrantët sulmonin policinë me gurë, pleh kuajsh dhe shishe të mbushura me lëng derisa tentonin për t'i mbrojtur pjesëmarrësit e protestës", deklaroi zëdhënësi i policisë në shtetin Viktoria.

Kryeministri australian Entoni Albanez deklaroi se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, por duhet ta bëjnë në mënyrë të qetë.

"Mos thoni se jeni kundër pajisjeve mbrojtëse duke hedhur gjëra ndaj policisë. Ata kanë një punë për të bërë dhe punonjësit tanë të policisë duhet të respektohen në çdo moment", tha Albanes. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR