• e premte, 08 nëntor 2024

Në Portugali konfiskohen 4,2 ton kokainë

Në Portugali konfiskohen 4,2 ton kokainë

Lisbonë, 3 maj 2023 (MIA) - Autoritetet portugeze kumtuan se kanë konfiskuar 4,2 ton kokainë nga një anije që vinte nga Kolumbia, ndërsa droga ishte e fshehur në paletat me banane.

Ky është konfiskimi më i madh i kokainës për këtë vit dhe një nga më të mëdhenjtë në vitet e fundit, kumtoi policia. 

Droga, e fshehur në gjashtë paleta plot me banane, hyri në territorin portugez në një anije mallrash, që lundronte me flamur italian përmes portit Setubal, që ndodhet 30 kilometra në jug të Lisbonës.

Kokaina ishte e destinuar për disa vende evropiane dhe vlera e saj llogaritet në më shumë se 100 milionë euro.

Aksioni, në të cilin askush nuk është arrestuar, është kryer me bashkëpunim ndërkombëtar me Kolumbinë dhe disa vende evropiane. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR