• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Poloni 19 të vdekur nga legjionela

Në Poloni 19 të vdekur nga legjionela

Varshavë, 2 shtator 2023 (MIA) - Epidemia e madhe e legjionelës në qytetin polak Zheshov dhe rajonin në afërsi tashmë ka shkaktuar vdekjen e 19 personave, kumtuan sot autoritetet shëndetësore lokale, njoftoi DPA.

Të gjithë të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje tjera, publikoi sektori shëndetësor në këtë qytet në juglindje të Polonisë. Numri i të infektuarve me bakterien është rritur në 160, prej të cilëve 107 janë nga Zheshov, sipas raportit.

Kjo sëmundje është infeksion serioz i mushkërinjve, që përhapet duke marrë frymë në pikat e ujit të kontaminuar, por nuk është infektive. Njerëzit mund të infektohet derisa bëjnë dush, shfrytëzojnë tualet ose kondicioner, ndërsa simptomet e para mund të përzihen me grip. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR