• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Podgoricë protesta pas zgjedhjes së Mandiqit për kryetar të Kuvendit të Malit të Zi

Në Podgoricë protesta pas zgjedhjes së Mandiqit për kryetar të Kuvendit të Malit të Zi

Podgoricë, 30 tetor 2023 (MIA) - Protestë kundër zgjedhjes së liderit të Demokracisë së re serbe, Andrija Mandiq për kryetar të Kuvendit po mbahet sonte në Podgoricë.

Qytetarët në protesta u ftuan nga organizata e Firumit për qytetarë të lirë "Luça" dhe partitë opozitare.

Spas Predrag Vushuroviq nga "Luça", Andrija Mandiq është "joadekuat" për ta kryer funksionin e njeriut të parë të Kuvendit dhe tha se me të në skenë janë Jelena Markoviq nga Partia liberale, Nikolla Zirojeviq nga Socialdemokratët dhe Oskar Huter nga Partia demokratike.

Jelena Markoviq tha se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtje të regjistrimit dhe prandaj "qytetarët kanë të drejtë ta mbrojnë shtetin me të gjitha mjetet demokratike", përfshirë edhe bojkotin.

Disa nga pjesëmarrësit dogjën transparente me pamjen e Andrija Mandiqit dhe avokatit serb nga Mali i Zi, Savo Fatiq, i cili në vitin 1918 e kryente funksionin kryetar i Kuvendit malazez. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR