• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në pjesën më të madhe të Belgjikës është shpallur alarm “i verdhë” në pritje të shirave të rrëmbyeshëm

Në pjesën më të madhe të Belgjikës është shpallur alarm “i verdhë” në pritje të shirave të rrëmbyeshëm

Bruksel, 31 korrik 2023 (MIA) - Instituti Mbretëror belg i Meteorologjisë sot shpalli alarm moti "të verdhë" në pjesën më të madhe të Belgjikës, në pritje të shirave të rrëmbyeshëm në orët e mbrëmjes, të natës dhe të mëngjesit, gjatë së cilës periudhë parashikohet të bien 20 deri në 35 litra shi për metër katror.

Faza e "verdhë", e cila ka hyrë në fuqi pasditen e sotme dhe do të zgjasë deri nesër në orën 08:00, vlen për zonën e kryeqytetit të Brukselit, rajonin Valonia, si dhe provincat flamane Limburg dhe Brabant.

Nga alarmi “i verdhë” janë përjashtuar vetëm pjesët veriore dhe perëndimore të Flandrisë, ku në orët në vijim pritet të bien 10 deri në 20 litra shi për metër katror.

Alarm moti "i verdhë" mund të shpallet për një periudhë deri në 48 orë në pritje të paraqitjes së një stuhie me probabilitet prej të paktën 65 për qind. qa/fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR