• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në Parlamentin turk filloi debati për kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO

Në Parlamentin turk filloi debati për kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO

Ankara, 23 janar 2024 (MIA) - Në Parlamentin turk filloi debati për kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, transmetoi televizioni turk NTV.

Pritet që votimi për kandidaturën të mbahet sonte.

Me 26 dhjetor protokolli për pranimin e Suedisë në NATO është miratuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit turk. Tani duhet ta votojë gjithë Parlamenti. Për miratimin e dokumentit mjafton një shumicë e vogël e deputetëve në Parlamentin me 600 deputetë.

Në votimin në dhjetor, përfaqësuesit e Partisë qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim, Partisë së Veprimit Nacionalist dhe Partisë Republikane Popullore kryesore të opozitës votuan "pro", ndërsa Partia e Mirë dhe Partia e Lumturisë votuan "kundër". Përfaqësuesit kurdë atëherë nuk morën pjesë në votim.

Vendimi i Parlamentit do të hyjë në fuqi pasi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të nënshkruajë dekretin përkatës. rq/sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR